Vendosni fjalën kyçe....

Si në filma, ish-bosi i Nissan-it u arratis nga Japonia i fshehur brenda instrumentit muzikor


Ky lajm mund të tingëllojë si i marrë nga një film me buxhet të ulët, por së fundmi ka dalë se ish-bosi i Renault e Nissan, Carlos Ghosn, ka arritur të largohet nga Japonia duke u fshehur brenda instrumenti muzikor.

Arratisja e guximshme raportohet se u realizua me ndihmën e një grupi që u paraqit si bandë muzikore, të cilët duhej të performonin në një shfaqje në shtëpinë e Ghosn në Tokio, sipas MTV të Libanit.

Ata arritën ta fshehin Ghosn në instrumentet muzikore duke lënë me gisht në gojë policinë që ruantë shtëpinë e ish-bosit të kompanisë së makinave.

Ish-ekzekutivi akuzohet se ndikoi në humbjet  mëdha financiare të Nissan ndërsa arriti të përfitonte masën arrest në shtëpi pasi pagoi një garanci prej 9 milionë dollarësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *