Vendosni fjalën kyçe....

“Akt terrorizimi ndërkombëtar”- Irani paralajmëron hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani


Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif i konsideroi i terrorizëm ndërkombëtar serinë e sulmeve ajrore amerikane që vranë shefin e forcës elitare Quds, Qassem Soleimani, duke paralajmëruar SHBA-në për pasojat e “aventurizmit gënjeshtar”.

Në një deklaratë për vdekjen e Soleimanit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei paralajmëroi se “hakmarrja i pret kriminelët që kanë njollosur duart me gjakun e tij.” Ai premtoi se sulmi ajror do të “dyfishojë” rezistencën e Teheranit kundër rivalëve në rajon.

Ministri i Mbrojtjes Amir Hatami u zotua për  “një hakmarrje shkatërruese” për vdekjen e Soleimani. “Ne do të hakmerremi për të gjithë ata të përfshirë dhe përgjegjës për vrasjen e tij,” tha ai.

Një numër sulmesh ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit të enjten lanë të vdekur Soleimani dhe disa udhëheqës të milicisë irakiane, me dy komandantë të tjerë irakenë që thuhet se janë arrestuar nga Marinsat e SHBA. Pentagoni më vonë konfirmoi sulmet, duke thënë se ato ishin “me qëllim të pengimit të planeve të ardhshme për sulm nga Irani.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *