Vendosni fjalën kyçe....

Jo të gjithë e dinë kush është, Greta Thunberg ndryshon emrin në ‘Twitter’


Ditën kur mbushi 17-vjeçe, Greta Thunberg ndryshoi emrin e saj në ‘Twitter’ duke e bërë Sharon. Kjo për shkak se një adoleshente nuk ia dinte asaj emrin.

Në një garë, konkurentja Amanda Henderson u pyet se si quhet adoleshentja suedeze që po mundohet të sjellë ndryshime në lidhje me klimën, por përgjigja e saj ishte e pasaktë. Ajo tha: Sharon.

Shpejt videoja u bë virale në rrjet, por duket se Thunberg pretendon të njihet nga të gjithë dhe nuk e priste që t’i ngatërronin emrin.

Kështu pas videos virale ajo e bëri emrin Sharon në Twitter. Kujtojmë se edhe më parë, Thunberg e ka përdorur ‘Twitter’-in për t’iu përgjigjur kritikëve.

Muajin e kaluar,kur presidenti amerikan Donald Trump tha se Greta duhet të punojë për të menaxhuar zemërimin  e saj dhe të shikojë një film me një mik për t’u qetësuar, kjo e fundit shkroi se po shikonte një film.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *