Vendosni fjalën kyçe....

Kundërpërgjigjja? Sulm me raketa pranë ambasadës së SHBA-së në Bagdad


Pas tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, një raketë ka sulmuar Bagdadin në Zonën e Gjelbër ku ndodhet dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe misione të tjera të huaja.

Sipas Reuters, nga sulmi nuk ka viktima. Raketa ra brenda sheshit të Festimeve të Zonës së Gjelbër, pranë ambasadës së SHBA.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve nga Irani, që do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Një numër sulmesh ajrore amerikane pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit të enjten, lanë të vdekur kreun e forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit (Quds) Qassem Soleimani dhe disa udhëheqës të milicisë irakiane, me dy komandantë të tjerë irakenë që thuhet se janë arrestuar nga Marinsat e SHBA-së. Pentagoni më vonë konfirmoi sulmet, duke thënë se ato ishin “me qëllim të pengimit të planeve të ardhshme për sulm nga Irani.”

Në një deklaratë për vdekjen e Soleimanit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei paralajmëroi se “hakmarrja i pret kriminelët që kanë njollosur duart me gjakun e tij.” Ai premtoi se sulmi ajror do të “dyfishojë” rezistencën e Teheranit kundër rivalëve në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *