Komandanti Iranian Qasim Sulejmani i cili u vra nga sulmet amerikane, ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftimin e terrorizmit në Siri dhe Irak, deklaron Ministria e Mbrojtjes Ruse duke shtuar se vdekja e tij do dëmtojë sigurinë ndërkombëtare.
Ministria e quajti vrasjen e gjeneralit amerikan, të kryer me urdhër të Uashingtonit” si veprim “dritë shkurtër” që çon në një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme. Sulejmani përshkruhet nga Ministria si i talentuar dhe me përvojë i cili gëzonte autoritet në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Rezistenca ushtarake kundër grupeve terroriste ndërkombëtare të ISIS dhe Al-Kaeda, në Siri dhe Irak, ishin nën komandën e drejtëpërdrejtë të Sulejmanit, shumë kohë para se të formohej i ashtëquajturi koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja”.
Në deklaratën e saj, ministria i quajti arritjet e gjeneralit iranian në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar “të pamohueshme” dhe paralajmëroi se vdekja e tij do të ishte e dëmshme për të gjithë sistemin e sigurisë globale.
Sulejmani u pa si një strateg kryesor, duke koordinuar përpjekjet e këshilltarëve iranianë që ndihmojnë forcat siriane dhe ato Irakiane në luftën e tyre kundër terroristëve. Mediat iraniane raportuan se ai e kishte ndihmuar personalisht Bagdadin në disa operacione kundër terrorizmit, përfshirë çlirimin e qytetit strategjik të Tikrit nga xhihadistët e ISIS, në 2015.
Gjenerali u vra në një sulm nga avionët amerikanë në aeroportin e Bagdadit, së bashku me Abud Mahdi al-Muhandis, nënkryetari i milicisë së njësive të mobilizimit popullor (PMU) të mbështetur nga Teherani dhe tetë zyrtarë të tjerë. Pentagoni argumentoi se sulmet e saja ishin të nevojshme për të mbrojtur amerikanët dhe për të parandaluar “planet e ardhshme të sulmit iranian.” Irani e denoncoi atë si një “veprim të terrorizmit ndërkombëtar”.
*Artikullin origjinal e gjeni këtu