Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në banesën e shefit të Komisariatit të Thethit


Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit, Prel Milani.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Shkodres e cila njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së 4 janarit, në lagjen Guerrile.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

“Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.”- thuhet në njoftim.

Forcat e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje ku vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur po në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në fshatin Grude e Re në banesën e shtetasit Kolë Bungaja. Lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale, por fatmirësisht edhe nga ky incident nuk ka të lënduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *