Vendosni fjalën kyçe....

Vijojnë erërat e forta në ditët në vazhdim, temperaturat do ulen me 5 gradë


Pemët e rrëzuara në Parkun e Liqenit, Tiranë

Vendi ditën e sotme është demonstruar me erëra të forta ku shpejtësia në disa qytete të ultësirës perëndimore ka arritur në 70 kilometra në orë. Por në bregdetin e Jonit ka pasur demonstrime të erës më problematike pasi shpejtësia ka arritur në 102 km në orë.

Situatë problematike do të mbetet edhe gjatë të martës, kryesisht në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, një dobësim i erës pritet mesnatën e së martës, megjithëse në bregdet do të vijojë herë pas here e fortë, raporton A2-News.

Temperaturat ulen me të paktën 5 grade ditën e hënë, ndërsa rënia vijon e lehtë mëngjesin e së martës, por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit, nga -4 deri 11 gradë në mesditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *