Vendosni fjalën kyçe....

33-vjeçari në Durrës hyn me kallashnikov në restorant, arrestohet nga policia


Një 33-vjeçar ka hyrë me kallashnikov në një restorant në Durrës, duke shkaktuar frikë tek të pranishmit të cilët kanë njoftuar policinë.

Policia e Durrësit thotë se ka parandaluar një krim të mundshëm në lagjen 13 duke arrestuar 33-vjeçarin me inicialet L.B, i cili mbante nën xhup një armë zjarri bashkë me dy karikatorë.

I riu figuron me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Detajet e Policisë:

Policia e Durrësit parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Marrja në kohë e informacionit dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.

Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-L.B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *