Aktorja Michelle Williams u shpall fituese të dielën për një çmim të Golden Globes dhe gjatë fjalimit të saj të fitores, praktikisht pranoi se nëse nuk do të kishte abortuar kur ishte e re nuk do të ishte këtu sot duke marrë një çmim. Dhe këtë e bëri ndërkohë që është shtatzënë. Williams tha se nuk do mund ta bënte këtë, nëse nuk do të kishte përdorur ‘të drejtën për të zgjedhur’, duke iu referuar të drejtës për të abortuar.
I konsideruar si një nga fjalimet më politike të mbrëmjes, Williams u bëri thirrje grave të votojnë në zgjedhjet e vitit 2020.
“Unë jam mirënjohëse për pranimin e zgjedhjeve që kam bërë, dhe jam gjithashtu mirënjohëse që kam jetuar në një moment në shoqërinë tonë ku ekzistonte zgjedhja, sepse si gra dhe si vajza, mund të ndodhin gjëra me trupat tanë që nuk janë zgjedhja jonë.
Unë jam përpjekur të bëj më të mirën time për të jetuar një jetë sipas vetes, jo vetëm një seri ngjarjesh që kanë ndodhur me mua, por një jetë që mund të shikoja dhe të njihja shkrimet e mia në të gjitha anët, ndonjëherë të rrëmujshme dhe të nxitimshme, ndonjëherë të kujdesshme dhe të sakta, por që i kam gdhendur me dorën time. Unë nuk do të kisha mundësi ta bëja këtë pa përdorur të drejtën e një gruaje për të zgjedhur, për të zgjedhur se kur të kisha fëmijët e mi dhe me kë.
Kur u ndjeva e mbështetur dhe e aftë të ekuilibroja jetën tonë, duke e ditur që të gjitha nënat e dinë që peshorja duhet të rëndojë më shumë tek fëmijëve tanë. Tani, unë e di se zgjedhjet e mia mund të duken ndryshe nga tuajat. Por faleminderit zot, ose kujtdo që mund t’i luteni, që jetojmë në një vend të bazuar në parimin se unë jam e lirë të jetoj sipas besimit tim dhe ju jeni të lirë të jetoni sipas juajit.
Pra gra, nga mosha 18 deri në 118, kur është koha për të votuar, ju lutemi bëjeni këtë në interesin tuaj personal. Është ajo që burrat kanë bërë me vite, kjo është arsyeja pse bota duket aq shumë si ata. Por mos harroni, ne jemi organi më i madh votues në këtë vend. Le ta bëjmë të duket më shumë si ne.”– tha Williams sipas Buzzfeed, duke nxitur kështu votuesit e mundshëm të zgjedhin demokratët.
Prej disa kohësh në shumë vende të SHBA-së po debatohet për të bërë të paligjshëm abortin, kjo e mbështetur fort nga republikanët, por shumë e kundërshtuar nga demokratët.
Michelle Williams u paraqit në ndarjen e çmimeve të ‘Golden Globes’, me partnerin e saj të ri Thomas Kail, me të cilin pret një fëmijë. Po aktorja është shtatzënë dhe lajmin e dha vetëm një javë më parë për publikun.