Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj i jep 20 ditë kohë bashkive për përcaktimin e tokës ku do bëhen ndërtimet


Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj në një dalje për shtyp njoftoi nisjen e procesit konkret për rindërtimin.

Ahmetaj kërkoi nga bashkitë ku pati dëme nga tërmeti për evidentimin brenda 20 ditëve të territorit për të posaçëm për ndërtimin e objekteve për banorët e prekur nga tërmeti.

Procesi konkret ka filluar që një ditë pas tërmetit ka vazhduar me akomodimin e të gjithë qytetarëve që humbën shtëpitë e tyre, bonusi i qirave bën të mundur që të gjithë familjarët të vazhdojnë të kenë mundësinë e një shtëpie me qira dhe në 2 janar Rama ka kërkuar nga Bashkitë në zonë e Emergjencës, të gjithë kryetarëve përkatës të Bashkive të fillojnë procesin ligjor të përcaktimit të tokave ku do të ndërtohen qytezat urbane të cilat Rama u është referuar në vazhdimësi dhe janë pjesë e ligjit të posaçëm për rindërtimin.

Brenda 15-20 ditë do të kemi të përcaktuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Të gjitha Bashkitë janë të detyruara brenda afatit të sjellin të gjithë verifikimin e trojeve ose tokave ku do ndërtohen banesat individuale apo qytezat. Ndërkohë, sot kemi kaluar vendime për përcaktimin e rregullave, masën e shpenzimit që kompensohen autoriteteve përgjegjëse të qytetarëve që do përfitojnë. Për herë të parë në 30 vite që hartohet një ligj i posaçëm në përgjigje të emergjencës“-tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *