Kreu i PD-së, Basha, ka mbledhur sot grupin e punës për reformën zgjedhore.
Sipas kryedemokratit e aleatëve , reforma është rruga më e sigurt për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Në vijim pritet që opozita e bashkuar të bëjë propozime konkrete lidhur me reformën zgjedhore.
Ndërkohë, Basha, ka komentuar edhe shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 3 javë, duke theksuar se ai është një mekanizëm për të penguar reformën në fjalë dhe zbatimin e saj.