Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga vrasja në Tropojë, autorët qëlluan me breshëri nga një makinë në ecje


Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë.

Sipas ‘BalkanWeb’, autorët i kishin bërë biznesmenit pritë jashtë lokalit të tij dhe më pas ndërsa ishin në ecje e sipër në makinë, e qëlluan atë me breshëri automatiku.

Autorët ikën më pas në drejtim të paditur por automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Ndërkohë qyteti i Tropojës është blinduar nga policët dhe FNSH për të gjetur autorin e krimit, shkaqet e të cilit janë ende të paqarta.

Dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht pistat tek të cilat dyshon policia, janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminal dhe konsiderohej një njeri i qetë nga banorët e zonës.

Gjuriqi ishte babai i tre fëmijëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *