Vendosni fjalën kyçe....

E refuzoi dy herë, Kurti më në fund pranon të takohet me Thaçin


Pas dy refuzimeve të mëparshme, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, më në fund është bindur të mbajë sot një takim mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi.

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga presidenca e Kosovës ka njoftuar për takimin e sotëm që do të mbahet më vonë gjatë ditës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 15:00 pret kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin që u është dërguar medieve.

Sipas njoftimit, mediet do të mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Kurti pak ditë më parë, pas interesimit të mediave, tha se do të takohet me presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë.

 “Mua vetëm LDK ma përcakton datën e formimit të qeverisë”, theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *