Pas stuhisë së fortë që përfshiu një ditë më parë Tiranën, disa persona kanë marrë lëndime të ndryshme dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Sipas BalkanWeb, 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme për shkak të erës së fortë dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës. Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.
Nga erërat e forta të ditës së djeshme janë shkulur pemë në disa zona në kryeqytet, të cilat kanë këputur telat e energjisë elektrike.
Erërat e forta që arritën shpejtësinë deri në 77 km në orë, nuk lanë as pemën festive në qendër të Tiranës e cila u rrëzua, fatmirësisht kur nuk kishte njerëz pranë saj.
Një depozitë ra gjithashtu nga një pallat në Komunën e Parisit, ndërsa pati edhe tabela të rëna në rrugë.