Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë turistë gjermanë përplasen për vdekje nga shoferi i dehur


Gjashtë turistë gjermanë kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur në Alpet Italiane, pasi u përplasën nga një makinë.

BBC shkruan se një shofer i cili dyshohet se ishte i dehur, u përplas me një grup njerëzish në qytetin e Lutago, një destinacion i njohur për ski.

Grupi i turistëve sapo ishte larguar nga një klub nate dhe po prisnin të hipnin në një autobus kur u goditën nga makina.

Policia arrestoi shoferin e makinës, i cili ishte rreth të 20-tave. Ai gjithashtu mbeti i lënduar nga përplasja dhe po mbahet në spital.

Disa njerëz fluturuan dhjetëra metra larg për shkak të përplasjes së fortë. Sipas Agjensisë së lajmeve AFP, dy persona të cilët ishin në një gjendje shumë të rëndë, u dërguan me helikopter drejt një spitali në Austri. Të tjerët u transportuan në spitalet e rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *