Dosja 339’ nuk arriti as nga SPAK që të nxjerrë akuzat në seancën e sotme duke vendosur të shtyjë atë për një datë tjetër.
Personat nën hetim, me tyre edhe Astrit Avdylaj, kërkuan praninë e dy prokurorëve të dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa në sallë mungoi Vladimir Mara.
Astrit Avdyli pretendoi se ata kane manipuluar provat dhe kërkon ballafaqim me prokurorët.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) u detyrua në këto kushte të mos t’i komunikojë akuzat grupit Avdylaj, duke vendosur 16 janarin si datë të seancës së radhës për të shprehur përfundimet e akuzës për grupin e parë të dosjes 339.
Ndërkohë që dosja 339 u shty nga SPAK një tjetër çështje e rëndësishme për organet e drejtësisë si gjyqi ndaj Emiljano Shullazit është shtyrë nga Gjykata Speciale.
Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.
KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.