Vendosni fjalën kyçe....

Harrojini Mesin, Ronaldon e Nejmarin, njihuni me historinë e jashtëzakonshme të futbollistit më të pasur në botë


Harrojini Mesin, Kristiano Ronaldon e Nejmarin. utbollisti më i pasur në botë është një 21-vjeçar. Emri i tij është Faiq Bolkiah dhe ai nuk ka luajtur asnjëherë në një kompeticion të rëndësishëm.

Po kush është ai në të vërtetë? Faiq është mesfushor sulmues që luan për Leicester në kampionatin anglez. Ai vjen nga Brunei, një vend i pasur me naftë në Azinë Juglindore.

Në moshë të re, ai ka luajtur për Çelsin e Sauthemptonin e më pas nënshkroi për Leicesterin, ekip me të cilin luan që prej vitit 2016.  Sidoqoftë Faiq nuk ka luajtur asnjëherë një ndeshje profesionale.

Nga vjen pasuria e tij atëherë?

Pasuria e tij vjen nga statusi shoqëror i lojtarit. Faiq është nipi i Sulltanit të Bruneit dhe pasuria e tij llogaritet në rreth 19 miliardë dollarë.

Ai është djali i Princit Jefri, që njihet si një nga personat që shpenzon më shumë lekë në botë. Babai i lojtarit zotëron më shumë se 2300 makina luksoze, 8 avionë Boeing, 5 jahte, 500 shtëpi dhe shumë pallate.

Babai i tij pagoi 17 milionë dollarë në mënyrë që Majkëll Xhekson të këndonte për Faiq-un, kur ishte vetëm 7 vjeç.

Megjithatë ai nuk i ngjan të atit. Edhe pse ka mjaftueshëm të ardhura për të blerë një klub futbolli, ai ka dëshirë të çajë me forcat e tij në futboll.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *