Interi ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme në një fushë të vështirë si ajo e Napolit.
Zikaltërit kanë fituar me rezultatin 3-1 pas një dygolëshi të belgut Lukaku dhe një të argjentinasit Martinez. Goli i vetëm për napolitanët u shënua nga Milik.
Me këtë fitore Interi është rikthyer në krye të renditjes me pikë të barabarta me Juventusin, që thërrmoi pasdite Kaljarin në Torino me rezultatin 4-0.
Edhe pse Lacio i kërcënon, sipas të gjitha gjasave, lufta për titullin kampion do jetë mes Interit e Juventusit, me zikaltërit që do bëjnë çmos të ndalin çmendurinë prej 8 titujsh radhazi nga ana e bardhezinjve.