Ish-ylli i klubit të Çelsit, Pat Nevin, ka deklaruar se ai për pak mund “të kishte vrarë” pronarin e klubit Roman Abramovich në një incident me makinë, kur miliarderi rus po lëvizte me biçikletë në një ishull në brigjet e Skocisë.
Nevin tha se ai po lëvizte me makinë kur u përplas me Abramovich, i cili po vizitonte zonën.
“Rreth tre vjet më parë isha me pushime në Arran dhe po hipja në anën veriore të Arran… Sa herë që shkon me pushime atje, udhëton nëpër të gjithë ishullin” – tha Nevin për degën e radios së BBC-së, në Skoci.
“Unë erdha rreth e rrotull një qosheje pak para Lochranza dhe gati sa godita një djalë me biçikletë. Unë dola nga rruga në momentin e fundit, mund ta kisha vrarë djalin. Ai ishte Roman Abramovich. Çfarë historie do të kishte qenë po të kisha vrarë Roman Abramovich. Unë thjesht e humba mendjen.”- tha Abramovich, citon RT.
Nevin shtoi se Abrahamovich vetëm tani e ka mësuar se ishte ai që për pak i mori jetën me automjet. Abramovich me të vërtetë kaloi një pjesë të verës së vitit 2015 duke lundruar në bregdetin e Skocisë me një grup miqsh në super-jahtin e tij ‘Eklipsi’.
Nevin tani punon si një ekspert televiziv dhe DJ, por luajti për Çelsin në mes të viteve 1983 dhe 1988 ndërsa vijon të jetë tifoz i klubit.