Vendosni fjalën kyçe....

Milanit nuk i bën punë as Ibra


Milani ka marrë vetëm një pikë në ‘San Siro’, duke barazuar 0-0 me Sampdorian.

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic nuk e ka ndihmuar Milanin që të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të nisë me këmbë të mbarë vitin.

Kuqezinjtë e nisën vitin 2020 me një barazim, duke u ndalur pa gola në shtëpi nga Sampdoria 0-0.

Milani tentoi vazhdimisht, sidomos pas inkuadrimit të Zlatan Ibrahimovic në pjesën e dytë, që debutoi me Kuqezinjtë, por pa ndonjë rezultat deri në fund të takimit.

Kështu, Milan regjistroi barazimin e 4, teksa ka edhe 8 humbje pas 18 xhirove në Serie A. Renditet në pozitën e 12 me 22 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *