Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tropojë, pak para mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, një 47 vjeçar është qëlluar me armë para lokalit të tij në rrugën e spitalit. Viktima është identifikuar si Guxim Gjyriqi, sipas BalkanWeb.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes dhe as autorët e krimit, por policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.
“Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.”– thuhet në njoftimin e policisë.