Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku i bën thirrje SHBA-së e Iranit të vetëpërmbahen: Lufta sjell vetëm vdekje e shkatërrim


Papa Françesku bëri thirrje për vetëkontroll dhe dialog teksa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit kanë arritur pikën e vlimit pas një sulmi ajror amerikan që vrau gjeneralin iranian, Qasem Soleimani.

‘Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim’ tha Papa pas lutjes së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit.

‘Ka një frymë të lartë tensioni në shumë pjesë të botës. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë gjallë dialogun dhe vetëkontrollin dhe të dëbojnë hijen e armiqësisë.’ – shtoi kreu i Vatikanit.

Në raportin e tij për takimin, ‘Vatican News’ vuri në dukje se Papa nuk përmendi ndonjë vend specifik, megjithatë e bëri të qartë se ai po i referohej situatës amerikano-iraniane.

Gjeneral Soleimani ishte komandanti i Forcës Quds, pjesë e Trupave të Gardës Revolucionare, e ngarkuar për veprimtari ushtarake jashtë Iranit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *