Vendosni fjalën kyçe....

Pitt fiton një çmim në ‘Golden Globes’, por kamera fokusohet te Jennifer Aniston (VIDEO)


Brad Pitt mori çmimin “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në ‘Golden Globes’, por kamerat u drejtuan te ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston.

Kur Pitt tha se donte të merrte me vete nënën e tij në ceremoni, Aniston buzëqeshi dhe gjatë gjithë fjalimit të tij kamerat u përqendruan tek ajo, edhe pse aktori me këtë deklaratë mohoi thashethemet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

“Doja ta sillja nënën time në Golden Globes, por nuk mundem sepse çdo grua që qëndron pranë meje thonë se unë jam duke e takuar.”-tha Pitt, citon Elle.

Brad vuri pikat mbi “i” në një intervistë për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq, kur u pyet përsëri për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-partneren, Jennifer Aniston.

 “Ajo është një shoqe e mirë”- u shpreh aktori. Por pavarësisht këtyre, reagimi i Aniston ndërsa Pitt merrte çmimin është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë komentojnë se ajo ndjen ende dashuri për ish-bashkëshortin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *