Vendosni fjalën kyçe....

Propozimet e Kurtit për qeverinë, kush janë 5 emrat për ministra


Albulena Haxhiu e propozuar për të drejtuar dikasterin e Drejtësisë ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Ajo është bërë pjesë e LVV në shtatorin e vitit 2010. Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Në legjislaturën e V dhe VI ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.
Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë. 

Albulena Haxhiu

Haki Abazi i propozuar si zë.kryeministwr i dytw është diplomuar në drejtimin Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA. Hakiu është bartës i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare. Ka 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara.

Momentalisht mbanë pozitën e Drejtorit të Programit në Programin Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.

Haki Abazi

Blerim Reka, ministri i pretendent për Punëve të Jashtme dhe Diasporës është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Reka ka qenë Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Ai ka mbajtur edhe poste diplomatike dhe këshilluese juridike si Këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Ligjit të BE-së në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002, Reka gëzon një doktoratë në të Drejtën Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtën Civile dhe Ekonomike si dhe është autor i 18 librave.

Besnik Bislimi

I propozuari për ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ai gëzon një doktoraturë në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Në Andrew Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e postdoktoratures në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Rozeta Hajdari

Ministrja e mundshme e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve. Ajo punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”. Duhet thënë se Hajdari është një emër jo fort i njohur dhe se informacioni rreth saj mbetet i pakët.

Arben Vitia

Lista e propozuar nga Kurti përmbyllet me kandidatin për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Ai është diplomuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si mjek në Mitrovicë dhe si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010,  është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA. Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *