Disa qytete në Cordoba, Argjentinë u goditën nga një stuhi e papritur dhe masive pluhuri, që rrëzoi çatitë e shtëpive e pemët si dhe bllokoi diellin.
ak para orës 19:00 të së dielës, banorët vërejtën një re të frikshme duke shkuar drejt e për në qytetin e Rio Cuartos. Temperaturat ranë ndjeshëm dhe errësira zbriti mbi qytet ndërsa banorët nxituan të futeshin brenda shtëpive.
Stuhia e dhunshme e pluhurit rrethoi qytetin brenda disa minutash, duke sjellë me vete shi e breshër si dhe përmbytje. Rajoni kishte provuar temperatura prej 30 gradë Celsius më herët gjatë ditës përpara se gjërat të merrnin një kthesë të papritur.