Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me Kurtin, Presidenti i jep 48 orë kohë për propozimin e emrit të Kryeministrit


Kreu i Shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, i ka dhënë këtij të fundit 48 orë kohë për të propozuar emrin e Kryeministrit.

Thaçi shkruan se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Deklarata e plotë:

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *