Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Sulmi i përsëritur ndaj Fatos Lubonjës i frymëzuar personalisht nga Rama, prokuroria të nisë hetimet


Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka dënuar sulmin ndaj Fatos Lubonjës.

Ajo thekson se se sulme të tilla janë frymëzuar e paralajmëruar personalisht nga kryeministrit Rama.

‘Dënoj me forcë sulmin nga armiqtë e fjalës së lirë ndaj Fatos Lubonjës, qëndrestarit të përhershëm të së vërtetës. Sulmet të tilla kriminale janë frymëzuar dhe paralajmëruar personalisht nga Edi Rama, që disa ditë më parë kërcënoi analistët dhe gazetarët me shprehjen “mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”. E ky fillim viti, ashtu siç pritej, nisi me sulme te orkestruara ndaj një prej zërave më të fuqishëm të së vërtetës.’ – shkruan Vokshi.

Më tej, ajo shton se sulmet e përsëritura ndaj analistit Fatos Lubonja janë tregues alarmantë për gjendjen e lirisë së shtypit dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

Në fund Vokshi i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimin për të zbardhur ngjarjen e ndëshkuar autorët.

‘Një akt skandaloz i bërë fshehtas e me burracakëri, është dëshmi se Edi Rama ka filluar të aplikojë vullnetin e tij për të hequr qafe “atë qen analist”. Sulmet e përsëritura ndaj analistit Fatos Lubonja, nëpërmjet dhunimit të përsëritur të automjetit të tij, janë tregues alarmantë për gjëndjen e lirisë së shtypit dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Ngjarje të tilla provojnë se nuk ka media dhe fjalë të lirë me Edi Ramen Kryeministër. Në emër të Partisë Demokratike kërkoj menjëherë nga prokuroria nisjen e hetimit dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve dhe frymëzuesve të këtij akti kriminal dhe të përsëritur!’ – mbyll Vokshi statusin e saj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *