Të paktën 35 persona janë vrarë gjatë rrëmujës së shkaktuar gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit Qasem Soleimani. Vdekjet çuan në shtyrjen e ceremonisë së varrimit që ishte parashikuar ndërsa ajo do caktohet më vonë, thanë zyrtarët.
Soleimani do varroset në qytetin e tij të lindjes në Kerman dhe është parashikuar që në ceremoninë mortore të marrin pjesë miliona njerëz.
Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem, Khamenei. Ndërsa SHBA-ja e konsideronte si terrorist dhe kërcënim për trupat dhe interesat amerikane në rajon.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëmujën në Kerman, por një numër i madh njerëzish kishin dalë rrugëve për të marrë pjesë në ceremoni.
Më shumë se 48 persona të tjerë u plagosën, raportojnë mediat shtetërore.