Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy palestinezë në Tiranë, policia: Pas Vitit të Ri vodhën disa biznese


Policia ka arrestuar dy djem palestinezë të cilët banonin ne Tiranë, pasi akuzohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh pas Vitit të Ri. Po ashtu është vënë nën hetim dhe shoku i tyre.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune disaditore, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Start one”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

– O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë A. B., 18 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Pas denoncimit të pronares së një dyqani në Rrugën e Durrës, policia nisi hetimet dhe ra në gjurmët e të rinjve palestinezë pas kqyrjes së pamjeve filmike dhe dëshmive.

Sipas policisë, të rinjtë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

_ Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë , në ngarkim Y. L. dhe O. E.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *