Brad Pitt nuk e ka problem të bëjë shaka për jetën e tij personale. Aktori 56-vjeçar u hap lidhur me këtë për podcastin e Marc Maron.
I shoqëruar nga kolegu i tij Leonardo DiCaprio, Pitt foli për mënyrën se si ndiqet vazhdimisht nga paparacët, derisa në një moment tha: “Unë jam thjesht si mbajtëse plehrash për revistat. Për shkak të fatkeqësive në jetën time personale, ndoshta.”. Ai pranoi se shpeshherë detyrohet të përdorë taktika të ndryshme për t’u arratisur nga shtëpia e tij.
Siç citon ET, DiCaprio vazhdoi: “Ti ke një jetë personale shumë emocionuese. Ashtu si Lil Kim tha: Paparacët do të vijnë tek ty në një mënyrë apo në një tjetër. Ka qenë motoja ime”.
Pitt në vitet ’90 ka qenë i fejuar me aktoren Gëyneth Paltrow. Ai u martua më pas me Jennifer Aniston në vitin 2000, me të cilën u nda në vitin 2005. Pas ndarjes ai u bashkua menjëherë me kolegen e tij Angelina Jolie dhe dyshja kanë gjashtë fëmijë sëbashku, 3 biologjikë dhe 3 të adoptuar. Ata u martuan në vitin 2014 por u ndanë në vitin 2016, pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.