Vendosni fjalën kyçe....

Horror në Mallakastër, nipi i burrit e dy shokët e tij lidhin dhe hedhin në rezervuar 50-vjeçaren


Një grua në Mallakastër është gjetur e vdekur në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër.

Viktima është identifikuar si 50-vjeçarja Drita Saliaj dhe është gjetur nga banorët e zonës ndërsa dyshohet se është vrarë.

Dyshohet se disa të rinj kanë shkuar të grabisin banesën e saj dhe pasi janë pikasur nga zonja e shtëpisë e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuar.

Ajo është gjetur e lidhur nga banorët e fshatit dhe familjarët e saj. Policia ka arrestuar 3 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me krimin  e rëndë.

Njoftimi i policisë

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar  si autorë të  vrasjes së 50 vjeçares

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit  Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit:

L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *