Një grup adoleshentësh kanë hyrë në një spital në Napoli dhe kanë detyruar stafin të çonin një ambulancë në një lagje aty pranë, për të ndihmuar shokun e tyre që kishte pësuar një dëmtim në gju.
Incidenti u raportua të dielën në një faqe në ‘Facebook’, të krijuar nga mjekët për të nxjerrë në pah dhunën ndaj stafit të bluzave të bardha.
Nuk është ende e qartë nëse adoleshentët kishin tentuar më parë të telefononin një ambulancë.
“Një grup djemsh hynë në dhomën e urgjencës dhe morën stafin me forcë… për të hipur në ambulancë”– thuhet në postimin e mjekëve.
Automjeti arriti në vendngjarje dhe u rrethua menjëherë nga një grup kalimtarësh të zemëruar, çka sugjeron se mbase një ambulancë ishte thirrur paraprakisht.
“Nga frika më e keqe, mjekët kaluan nëpër turmë dhe për habinë e tyre, gjetën një djalë 16-vjeçar me gju të ndrydhur.”- vijon postimi.
Sipas La Repubblica, stafi i ambulancës u sqaroi atyre në vendngjarje se dëmtimi i djalit nuk ishte serioz, por më pas u kërcënuan përsëri se pse po refuzonin transportin e tij në spital.