Vendosni fjalën kyçe....

Kaos gjatë varrimit të gjeneralit Soleimani, dhjetëra të vdekur


Funerali i gjeneralit iranian Qassem Soleimani është shoqëruar me kaos dhe viktima. BBC shkruan se disa njerëz kanë humbur jetën pas dynjeve të turmave të mëdha për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

BBC thotë s numri i saktë i viktimave është i pakonfirmuar, por zyrtarët e urgjencës konfirmuan se kishte pasur të vdekur. Ndërkohë një tjetër media britanike, Metro.co.uk shkruan se numri i të vdekurve besohet të jetë 35, ndërsa 48 persona kanë mbetur të plagosur.

Trupi i Soleimanit u dërgua sot në qytetin e tij të lindjes në Kerman, në juglindje të Iranit për t’u varrosur atje, por mijëra njerëz të veshur me të zeza vërshuan në rrugë.

Punonjësit e urgjencës në mënyrë të dëshpëruar po përpiqeshin të shpëtonin njerëzit e shtrirë përtokë, e të shtypur nga të tjerë që vijonin lëvizjen.

Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-së dhe Iranit. Qassem Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Por Shtetet e Bashkuara e shihnin atë si një terrorist dhe si një kërcënim për trupat amerikane./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *