Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi hakmarrje ndaj SHBA-së për vrasjen e gjeneral Sulejmanit, ndalohet një grua në Kosovë


Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Ikballe Berisha – Hudutin që ditëve të fundit u bë temë në media pasi që doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njëjta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin e SHBA-së.

 “Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”-kanë deklaruar për televizionin T7 nga policia e Kosovës.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit duke thënë se gjenerali i vrarë Iranian nuk do të vdesë kurrë.

 “Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Huduti-Berisha.

Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *