Vendosni fjalën kyçe....

Kompania “Albchrome” sqaron rrethanat e plagosjes së 2 minatorëve në Bulqizë


Kompania ‘Albchrome’ ka sqaruar rrethanat e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në minierën e administruar prej saj në Bulqizë, ku u plagosën 2 minatorë.

Sipas ‘Albchrome’, plagosja e 2 minatorëve ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor të njërit prej punonjësve. Kompania bën me dije se përgjegjësi i aksidentit, me funksion sinjalist, ka pranuar gabimin e bërë për shkak të paujdesisë me anë të një deklarate.

Ndërsa shton se punonjësit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe se kompania po u mundëson mbëstetje maksimale punonjësve të plagosur.

‘Janë plagosur sot në turnin e dytë rreth orës 19:00, në nivelin e 18 të minierës së Bulqizës së administruar nga AlbChrome dhe janë jashtë rrezikut për jetën dy punojnës të kompanisë:

– Mentor Gjeta, Përgjegjës grupi dhe zjarrmëtar.

-Altin Kola, profesioni armator.

Nga dy punonjësit e mësipërm, z. Gjeta është dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë, por siç theksuam nuk ka asnjë rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi si pasojë e gabimit njerëzor të punonjësit, me konkretisht ikjes së vagonit bosh në krye të dishenterisë. Sinjalisti gjatë manovrimit të vagonit në mënyrë të pavullnetshme ka lëvizur vagonin në krye të dishenterisë pa e lidhur atë ne kavon e arganellës.

Sinjalisti në krye të dishenterisë, z. Asqeri Çupi, përmes një deklarate, ka pranuar sot gabimin e tij njerëzor, për shkak të pakujdesisë, sikurse mund të shihet në këtë dokument bashkëngjitur.

Albchrome po i mundëson mbështetje maksimale të dy punonjësve në këto momente dhe po bën maksimunim që ata të rikthehen në shëndet të plotë sa më parë.’ – thuhet në deklaratën e kompanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *