Vendosni fjalën kyçe....

Man.City fiton derbin ndaj Man.United në gjysmëfinalen e parë


Manchester City ka fituar me rezultat 1-3 në Old Trafford sonte në kuadër të gjysmëfinales së parë të Carabao Cup. Skuadra e Pep Guardiolës ishte dukshëm më e mirë se ajo e United, ku që në pjesën e parë kreu punë duke shënuar tre gola

Manchester City është rrugës për ta fituar për tri sezone rresht Carabao Cup.

Ata sonte nuk kanë hasur në shumë vështirësi për ta mposhtur Manchester United në shtëpi të tyre, duke i mundur ata me rezultat 1-3.

City e nisi shumë më mirë këtë takim dhe e dominuan atë sidomos në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 17 nga portugezi Bernardo Silva.

Edhe goli i dytë i City dhe edhe në këtë ishte i involvuar Bernardo Silva, i cili edhe dha asistin për Mahrez që shënoi në minutën e 33-të.

Gjërat për United u bënë edhe me të këqija pasi që City shënoi edhe golin e tretë në minutën e 39-të, duke shkuar me epërsi komode në pushim pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, prapë ishte City që e kontrollonte ndeshjen, megjithatë, United arriti ta ngushtoi epërsinë me golin e Rashford në minutën e 70-të, që erdhi pas një kundërsulmi që u nis nga Greenwood.

Gjysmëfinalja e dytë e Carabao Cup do të zhvillohet më 29 janar në Etihad Stadium të Manchester City. Në rast se fiton Manchester City atëherë ky do të jetë sezoni i tretë me radhë që Pep Guardiola e fiton këtë kupë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *