Vendosni fjalën kyçe....

Pas 9 muajsh bllokim, Spanja formon më në fund qeverinë


Ligjvënësit spanjollë mbështetën qeverinë e parë të koalicionit në një votim të martën, duke i dhënë fund bllokimit politik që e ka kapluar vendin iberik që nga dy zgjedhjet e përgjithshme vitin e kaluar.

Koalicioni përparimtar fitoi me një shumicë jashtëzakonisht të ngushtë me 165 politikanë kundër koalicionit dhe 167 në favor të tij. Pjesa tjetër e anëtarëve të parlamentit me 350 vende abstenuan.

Qeveria e re e Spanjës është një koalicion i Partisë Socialiste, e udhëhequr nga Pedro Sanchez, i cili do të mbetet kryeministër dhe Unidas Podemos, një parti e majtë që doli nga një lëvizje anti-shtrënguese.

Kjo është qeveria e parë e koalicionit në Spanjë dhe hera e parë që Unidas Podemos do të qeverisë në nivelin kombëtar.

Politikanët nga gjashtë parti të tjera votuan në favor të qeverisë përparimtare, ndërsa partitë separatiste EH Bildu nga vendi bask dhe e majta republikane e Katalonjës abstenuan.

Pablo Casado, udhëheqës i opozitës e quajti koalicionin si një ‘qeveri Frankenstein’ dhe dënoi liderin për negociatat e tij me ‘terroristët’, ‘separatistët’ dhe ‘të majtën ekstreme’.

Sanchez e justifikoi qeverinë e tij, duke thënë se koalicioni përparimtar ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund bllokimit politik.

Që nga viti 2015, Spanja ka mbajtur katër zgjedhje kombëtare të cilat kanë rezultuar në një parlament gjithnjë e më të fragmentarizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *