Zjarri ka përfshirë zyrat e Njësisë Bashkiake 9 në Tiranë.
Sipas ABC News, flakët kanë përfshirë katin e fundit të një godine buzë Bulevardit Zog i Parë.
Në pamjet e publikuara, shihen shtëllungat e tymit që dalin nga dritaret.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjetet zjarrfikëse që po punojnë për të fikur flakët.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse që përdorej nga punonjësit.