Vendosni fjalën kyçe....

Putin vizitë të papritur në Siri, takon Assad-in


Presidenti rus Putin ka bërë një vizitë të papritur në Siri, për të biseduar me homologun e tij, Bashar al-Assad, në qendrën e komandës ushtarake ruse.

Gjatë takimit mësohet se Putin dhe al-Assad kanë diskutuar mbi situatën në vend pas largimit të ISIS-it.

Putin gjithashtu theksoi se ‘tani mund të thuhet me siguri se është kaluar një pengesë e madhe në rrugën e rivendosjes së shtetësisë dhe integritetit territorial të Sirisë’, raportojnë mediat qeveritare ruse.

Al-Assad falënderoi Putinin për mbështetjen për rivendosjen e paqes në vend.

Udhëheqësi rus është planifikuar të vizitojë disa vende të tjera gjatë qëndrimit në Siri, shtoi Peskov pa zbuluar detaje.

Udhëtimi i fundit i Putinit në Siri ndodhi në vitin 2017 kur ai inspektoi bazën ajrore Khmeimim në provincën perëndimore Latakia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *