Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK bëri mirë që pushoi çështjen ndaj gjyqtarëve të Dritan Dajtit por duhet të merrte penalisht trupën policore që ushtron kontrolle”-Manjani


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në mbështetje ndaj tre gjyqtarëve të çështjes së Dritan Dajtit pasi sipas tij nuk mund të gjykohen pse ata japin vendime.

Por për Manjanin, SPAK nuk ka bërë mirë që nuk ka marrë në përgjegjësi penale trupën policore që bëri kontroll në banesën e gjykatësve me skafandra dhe maska.

SPAK ka bërë shumë mirë që pushuar çështjen e nxitur politikisht ndaj tre gjyqtarëve të Apelit, të cilët gjykuan çështjen “D. Dajti”. Nuk gjykohen gjykatësit pse japin vendime!

Por nuk ka bërë aspak mirë që nuk ka marrë në përgjegjësi penale trupën policore që u hyri nëpër banesa gjykatësve me skafandra e maska!”-shkruan Manjani

Më tej ish-ministri sqaron se vendimi i gjykatës për kontroll banese ngarkon Prokurorinë dhe policinë gjyqësore të kryejnë kontroll dhe jo forcat RENA apo FNSH, duke e konsideruar një akt terrori.

Vendimi i gjykatës për kontroll banese ngarkon Prokurorinë dhe policinë gjyqësore të kryejnë kontroll, jo forcat RENEA apo të Ndërhyrjes së Shpejtë!

Ky gjest ishte një akt i pastër terrori, pavarësisht mllefit që mund të kishim për vendimin e gjykatës. Krejtësisht jo proporcional në raport me rrezikun eventual dhe, haptazi jashtë kornizës ligjore për një kontroll banese.

Kontrolli i banesës është akt i jashtëzakonshëm, por mbetet akt civil jo luftarak!”-thotë Manjani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *