Një grup pasagjerësh të irrituar kanë tentuar të futen me forcë në kabinën e pilotit të avionit, si dhe të hapnin derën e emergjencës.
Pasagjerët mesa duket ishin të irrituar pasi u mbajtën në kabinën e fluturimit AI865 të linjës “Air India” për 5 orë me radhë, për shkak të problemeve teknike në aeroportin e Delhi. Sipas Daily Mail, ata u mbajtën nga ora 09:15 deri në orën 14:20.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shfaqen njerëz që tentojnë të thyejnë derën e pilotit duke bërtitur: “Kapiten, të lutem dil… Humbësi të dalë … Dil, ose ne do ta thyejmë derën”.
Look at what they are doing with cabin crew. In US they would have been arrested. @MoCA_GoI @DGCAIndia #shameful pic.twitter.com/ASi1CVyL3k
— Tarun Shukla (@shukla_tarun) January 4, 2020
Në një video të dytë, një grua të përpiqet të hapë derën e emergjencës duke përdorur një levë të madhe gri.
Ajo u largua nga ekuipazhi, që e ndaloi atë ta bënte këtë dhe më pas e hapën derën vetë me kujdes. Sipas Daily Mail, pasagjerët u lanë në aeroplan deri në orën 14.20 dhe u transferuan për një fluturim tjetër drejt Mumbai-t, i cili u nis në orën 18:00.
“Air India” konfirmoi se po hetonte incidentin e së enjtes së kaluar, megjithëse askush nuk është akuzuar.