Arinjtë që ecin rrugëve në qytetet ruse mund të jenë një stereotip.
Por kafshëve u pëlqen të vrapojnë përgjatë autostradave të vendit dhe nganjëherë ‘garojnë’ me makina që kalojnë siç vërteton kjo pamje.
Takimi i pazakontë ndodhi në orët e para pranë fshatit Krasnaya Polyana pranë Soçit.
Shoferi u shtang teksa pa ariun në një qoshe të mprehtë në një rrugë malore.
Makina dhe kafsha udhëtuan krah për krah për disa qindra metra, teksa shoferi filmoi bishën që vraponte në një distancë shumë të afërt.