Dy vëllezër në Shkodër janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë gjuajtur me armë në drejtim të banesës së një 63-vjeçari.
Sipas policisë, vëllezërit A.K. 37 vjeç dhe N.K. 28 vjeç, banues në Shkodër, akuzohen se kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së 63-vjeçarit me iniciale Gj.M., banues në fshatin Grudë.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.