Vendosni fjalën kyçe....

Avioni ukrainas me 170 njerëz në bord rrëzohet në Iran, asnjë i mbijetuar (PAMJET)


Një aeroplan pasagjerësh nga Ukraina është përplasur afër Teheranit vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm me raketa balistike në bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qassem Soleimani.

Siç shkruan Daily Mail, në bord ndodheshin mbi 170 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe asnjëri nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Avioni u rrëzua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, vetëm tre minuta pas nisjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Imam Khomeini, duke vrarë të gjithë 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit.


Pamjet në video nga vendngjarja, tregojnë avionin duke u djegur në qiell para se të rrëzohej pas një shpërthimi masiv, duke shkaktuar spekulime se avioni mund të ishte qëlluar.

Spekulimet se avioni u qëllua aksidentalisht nga ushtarët e mbrojtjes ajrore iraniane, vijnë disa orë pasi Irani hodhi 15 raketa balistike në bazat amerikane në Irak.

Rrëzimi i avionit është një zhvillim dramatik dhe do të rrisë tensionet nëse vërtetohet se është shkatërruar nga iranianët.

Fotografitë e botuara më vonë nga agjensia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, tregojnë ekipet e emergjencave në një fushë në fermë ku ndodheshin pjesë të mbetura të avionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *