Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Lushnjë rreh ish-gruan në sy të fëmijëve dhe tenton t’i vërë flakën shtëpisë

Një familje në Lushnjë ka kaluar çaste paniku, kur një burrë ka rrahur ish-gruan në sy të fëmijëve të mitur e më pas ka tentuar t’i vërë dhe flakën shtëpisë.

 Policia thotë se ka vënë në pranga 46 vjeçarin me inicialet G. M., banues në Karbunarë, Lushnjë. Gruaja rezulton se ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata ”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *