Fjalori ‘Duden’ në Gjermani, i barasvlershmi me fjalorin anglez ‘Oxford’, ka vendosur të shtojë fjalën arabe ‘inshallah’ në leksikun e gjuhës gjermane.
Fjala që përkthehet nga arabishtja dhe ka kuptimi ‘Në dashtë Zoti’ u shtua në faqen e internetit të ‘Duden’-it, megjithëse ishte shkruar ‘inschallah’, në vend të drejtshkrimit të pranuar në gjuhën angleze ‘inshallah’, raporton gazeta turke ‘Daily Sabah’.
Sipas gazetës, mbetet e paqartë nëse fjala do të shihet vetëm në faqen e internetit të fjalorit apo nëse do të përfshihet në versionet e ardhshme të shkruara të fjalorit ‘Duden’.
Fjala nuk është termi i parë nga bota islamike që pranohet në fjalorin Duden. Më herët është pranuar fjala turke ‘oha’, që përdoret si term për befasinë.