Një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në fillim të muajit shkurt.
Ata vijnë pas kërkesës së bërë nga kreu i Kuvendit, Ruçi, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo e fundit është bërë arenë përplasjeje mes presidentit Meta e shumicës.
Meta ka dorëzuar në prokurori një padi ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvorani, të cilin e akuzon se po luan rol në përpjekjet e shumicës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.