Hunter Biden, djali i kandidatit demokrat për president Joe Biden, është përfshirë në një tjetër skandal por këtë radhë bëhet fjalë për një çështje personale.
Pavarësisht se Biden e kishte mohuar më parë këtë, rezultatet e ADN-së kanë vërtetuar se ai është babai i një foshnje 17-muajshe.
Siç raportojnë mediat amerikane, gjykatësja e çështjes Holly Meyer tha që testi i ADN-së përcaktoi se Robert Hunter Biden është babai i fëmijës së Lunden Roberts. Kjo e fundit është një ish-striptiste e cila ka punuar në një klub në Washington.
Gjyqtarja urdhëroi Departamentin e Shëndetit në Arkansas që të lëshojë një certifikatë lindjeje për foshnjën e lindur në gusht të vitit 2018 dhe të rendisë Robert Hunter Biden si babai dhe Lunden Alexis Roberts si nëna e fëmijës. Gjinia e fëmijës po mbahet e fshehtë për momentin.
Biden ishte takuar me Roberts, kur ajo punonte si striptiste në një klub në Washington, të cilin ai e frekuentonte shumë shpesh.
Sipas punonjësit të sigurimit të klubit Ranko Petrovic, Biden ishte një klient i cili bënte pagesa të mëdha. Ai shpesh rrinte ulur në dhomën VIP, ku ai shpenzonte mijëra dollarë dhe pinte. Shpesh i paguante faturat e tij me ‘karta krediti që nuk i kishte në emrin e tij’.
Siç shkruan Fox News, ish-partnerja e Biden dëshiron kujdestarinë e plotë të fëmijës, por kërkon që ai ta mbështesë financiarisht.
Biden ishte përpjekur të shtynte paraqitjen e tij në gjykatë, duke pretenduar se nuk ishte në gjendje sepse jeton në Kaliforni.
Në dosjet e mëparshme, Roberts i tha gjykatës se Hunter Biden nuk ishte interesuar asnjëherë për foshnjën e madje nuk do të mund ta njihte atë as në fotografi.
Gjykatësja Meyer vendosi që Biden të ketë një takim me fëmijën, siç kanë rënë palët dakord ndërkohë që çështja vijon e hapur, me ish-çiftin që do të arrijë në një marrëveshje me detajet e rritjes së fëmijës.
Hunter Biden thuhet se po pret një fëmijë tjetër me gruan e tij, Melissa Cohen Biden, me të cilën u martua në maj.
Kjo çështje sëbashku me akuzat për përfshirjen e Hunter Biden në një skemë falsifikimi me kompaninë Burisma në Ukrainë, janë kthyer në një dhimbje koke për Joe Biden, i cili po kandidon për t’u bërë i nominuari i demokratëve në zgjedhjet presidenciale.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment për faktin që është bërë gjysh, Biden u përgjigj: “Jo, kjo është një çështje private dhe unë nuk kam asnjë koment”.