Vendosni fjalën kyçe....

Irani sulmoi bazën me 400 ushtarë italianë, po strehohen në bunkerë specialë


Një nga bazat ajrore që Irani sulmoi sot në Irak është edhe ajo e Erbilit, ku strehohen dhe ushtarë italianë.

Corriere Della Sera shkruan se asnjë nga ushtarët e kontigjentit italian në Erbil, nuk janë të dëmtuar pas sulmit me raketa nga Irani.

Ushtria italiane gjeti strehë në disa bunkerë specialë. Në bazën në Erbil ndodhet një pjesë e madhe e afro 1 mijë ushtarëve italianë që aktualisht ndodhen në vende të ndryshme në Irak. Në Erbil kishte 400 ushtarakë, 120 prej të cilëve janë instruktorë.

Që nga viti 2015, ushtarët italianë janë bërë pjesë e trajnimeve që ndihmojnë forcat kurde të sigurisë të stërviten.

Instruktorët ushtarakë italianë i stërvitin ata në disiplina të ndryshme: nga stërvitja themelore e këmbësorisë deri në përdorimin e artilerisë, nga ndihma e parë deri tek improvizimi i pajisjeve të improvizuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *