Aston Villa e ka intensifikuar interesimin për sulmuesin polak të Milanit, Krzysztof Piatek, duke bërë ofertë prej 30 milionë eurosh për transferimin e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit filluan spekulimet për transferimin e Piatekut në Aston Villa, mirëpo tani Sky Sport Italia shkruan se klubi anglez veçse ka bërë ofertë zyrtare për polakun.
Milani e kishte siguruar transferimin e Piatekut nga Genoa për 35 milionë euro gjatë janarit të vitit të kaluar. Por, kuqezinjtë tani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin nga skuadra e tyre për një shumë të përafërt me 35 milionë eurot që i shpenzuan vetë për të.
Sulmuesi 24-vjeçar kishte arritur t’i shënojë 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, mirëpo këtë sezon ka kontribuar me vetëm katër gola.
Tani kuqezinjtë e kanë kthyer Zlatan Ibrahimovicin, përderisa klubi i Premierligës është në kërkim të një sulmuesi, shkaku i lëndimit të Wesleyt.